Shkodra ndriçohet nga balonat/ Light Fest në qytetin verior, aktivitete dhe koncert për qytetarët
Për herë të parë në Shkodër u mbajt Light Fest, një aktivitet I veçantë ku ngrihen balonat me zjarr. Qytetarë të shumtë shijuan koncertin festiv si dhe aktivitetet e ndryshme argëtuese.
Këto balona shndritën qiellin e Shirokës në Shkodër.
Qytetarë të shumtë u mblodhën në festivalin “Shndrit n’Shirokë”, i cili mbahet për herë të parë në kryeqendrën e veriut.
Para shfaqjes me balona, shkodranët shijuan për më shumë se dy orë koncertin festiv nga këngëtarë të njohur të muzikës.
Performancat akrobatike ishin një tjetër aktivitet argëtues i festivalit.
Efekte
Për nënkryetarin e bashkisë Rudin Beka, aktivitete të tilla do të shtohen.
Organizatorët gjithashtu vunë theksin në promovimin e qytetit me anë të festivaleve të tilla.
“Shndrit n’Shirokë” synohet të kthehet në një traditë.

