SHËTITJA SHKENCORE/ 10-vjeçarja shkel në gjurmët e dinozaurit! Paleontologët: Camelotia, jetoi 200 milionë vite më parë (PAMJET)

Një 10-vjeçare së bashku me nënën e saj kanë zbuluar rastësisht gjurmë që mendohet se i përkasin një dinosauri më shumë se 200 milionë vjet më parë.

Kur 10-vjeçarja Tegan shkoi për një shëtitje në plazh me mamanë e saj, ajo nuk e kishte idenë se ishin duke ecur në gjurmët e dinosaurëve.

Ajo dalloi pesë gjurmë të mëdha që ekspertët e dinosaurëve besojnë se janë shenja e një Camelotia që ishte aty më shumë se 200 milionë vjet më parë.

Paleontologët mendojnë se gjurmët, të cilat janë deri në 75 cm larg njëra-tjetrës, janë bërë nga një barngrënës i madh nga periudha e vonë e Triasikut, dhe tani janë duke u përpjekure për t'i verifikuar ato.

Sipas studiuesve, gjurmët janë aq të mëdha sa mendohet të jenë të dinosaurit të quajtur Sauropodomorpha.

Zbulimi u bë në bregun jugor të Uellsit, afër vendit ku jetonte 10-vjeçarja.

SHËTITJA SHKENCORE/ 10-vjeçarja shkel në gjurmët e

Cindy, ekspertja e dinosaurëve prej 40 vitesh në këtë pjesë të Britanisë së Madhe, tha se ajo që e bindi se ata ishin të vërtetë ishte modeli i vazhdueshëm i hapave.

“Nëse do të ishin vrima të rastësishme, do të ishim të kujdesshëm, por sepse kemi një këmbë të majtë, një këmbë të djathtë dhe pastaj një të majtë dhe një tjetër të djathtë... ka një distancë të qëndrueshme midis tyre”, tha ajo.

Zbulimi i fundit prehistorik në këtë shtrirje të bregdetit është një gjurmë nga familja e dinozaurëve Sauropod - duke përfshirë Brachiosaurus dhe Diplodocus, të dallueshëm për qafën e tyre shumë të gjatë, bishtin e gjatë, trupin e madh dhe kokën e vogël.