Banda e Durrësit/ Plaurent Dervishaj sërish në GJKKO, tjetër burgim për të, kësaj radhe për vrasjen e Klodian Saliut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Gusht 2024, 11:38
I arrestuari Plaurent Dervishaj është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme për një tjetër masë sigurie.
Këtë herë bëhet fjalë për akuzat e ngritura ndaj tij për vrasjen e Klodian Saliut.
Dervishaj për vrasjen e Klodian Saliut ka pasur në masë 'Arrest në burg' në mungesë të dhënë nga gjykata, ndersa sot i eshte komunikuar nga togat e zeza ne GJKKO serish kjo mase sigurie
Gjatë ditës së djeshme Dervishaj u njoh me masë 'arrest në burg' për atentatin e organizuar kundër prokurorit Arjan Ndoja.
Ndërsa për vrasjen e Vajdin Lamajt, prokuroria ka kërkuar mbylljen e çështjes ndërsa gjykata e ka rikthyer për hetim që sipas afateve mbyllet në shtator.

