Merr flakë gjatë ecjes makina në Thumanë, çfarë e shkaktoi?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Gusht 2024, 10:13
Një makinë është përfshirë nga flakët në ecje gjatë natës në aksin e vjetër pranë Thumanës.
Nga ngjarja, mësohet se drejtuesi i mjetit ka arritur që të shpëtojë. Janë të paqarta shkaqet e djegies së makinës.
Paraprakisht dyshohet se mjeti ka marrë flakë nga një shkëndijë në sistemin elektrik të automjetit. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

