Pylli në Gjerbës të Skraparit digjet prej tre ditësh, asnjë masë për fikjen e zjarrit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Gusht 2024, 21:47
Një zjarr ka përfshirë pyllin në fshatin Gjerbës të Skraparit.
Sipas banorëve të zonës, pylli ka tre ditë që po digjet dhe asnjë masë nuk është marrë për fikjen e tij.
Banorët e zonës bëjnë apel për ndihmë që të ndërhyhet për fikjen e flakëve.
