Balliu në protestën e banorëve të Thumanës: Kundër projektit korruptiv të pushtetit, në rrugën Thumanë-Kashar

Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu ka qenë sot i pranishëm në protestën e banorëve të Thumanës.

Balliu përmes rrjeteve sociale ka ndarë disa foto nga protesta ku shprehet se është kundër projektit korruptiv të pushtetit.

Postimi i Balliut:

Sot në protestën e qytetarëve, kundër projektit korruptiv të pushtetit, në rrugën Thuman-Kashar.

Qëndresa e tyre është e frymëzuese.

Partia Demokratike i bën thirrje pushtetit të ulet dhe të dëgjojë kërkesat e këtyre qytetarve dhe jo të perdori arrogancën dhe dhunën siç bëri sot me këta qytetarë të nderuar.