“Gangrena e plehrave”, Rama nxjerr pamjet nga ish-fabrika e tullave në Lushnjë: Së shpejti, park për ...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Gusht 2024, 09:13
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një postim për ish-Fabrikën e tullave në Lushnjë.
Teksa ka publikuar një video, Rama thekson se ky vend, që është gangrenë plehrash, do të jetë shumë shpejt një park për prodhimin e energjisë diellore.
“MIRËMËNGJES dhe me progresin e mbresëlënës në transformimin e fushës së ish-fabrikës së tullave në Lushnje, ku një gangrenë plehrash e shëruar do të jetë së shpejti një park prodhimi energjie diellore që do të integrohet në sistemin tonë elektroenergjitik duke shtuar prodhimin e gjelbër, po edhe një hapësirë shlodhëse për qytetarët lushnjarë, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.

