SPANJA HETON VIDEON E KATY PERRY-T/ Autoritetet: Hetimi për dëmtimin mbi dunat e mbrojtura të rërës

Autoritetet në Spanjë po hetojnë këngëtaren Katy Perry, pasi dyshohet se video-klipi i saj në këngën e fundit ka shkaktuar një dëm të mundshme mjedisore në dunat mbrojtura të rërës. Video-klipi është xhiruar pa lejen e autoriteteve. Katy Perry nuk ka komentuar.

Autoritetet Spanjolle kanë hapur një hetim paraprak, për këngëtaren Katy Perry, për të parë nëse xhirimet e video-klipit të saj në këngën e fundit, “Lifetimes” kanë shkaktuan dëme mjedisore në dunat e mbrojtura të rërës në ishullit S'Espalmador.

Zyrtarët theksuan se Katy Perry nuk ishte nën hetim për ato që i quajtën "krime kundër mjedisit, por sipas departamenti të Mjedisit, kompania e prodhimit nuk kishte kërkuar autorizimin e nevojshëm për të filmuar videoklipin.

Këngëtarja filmoi video-klipin për këngën e saj “Lifetimes” në ishujt , ku shihet duke kërcyer në vende të ndryshme, duke përfshirë zonat urbane, një klub nate dhe në mjedise natyrore, duke përfshirë sistemin e dunave të rërës të ishullit S 'Espalmador, brenda një zone të kufizuar me litarë që tregojnë se kalimi është i ndaluar.

Katy Perry nuk ka komentuar në lidhje me këtë deklaratë të autoriteteve spanjolle, dhe nuk është ylli i vetëm amerikan që ka përfituar nga qëndrimi i saj në Ibiza dhe Formentera për të punuar.

Edhe aktori Will Smith zgjodhi studion e regjistrimit të një hoteli luksoz në veri të Ibiza-s për të regjistruar këngën e tij më të fundit.

S'Espalmador është një ishull privat i vendosur në veri të Formentera dhe ka qenë pjesë e parkut natyror Ses Salines de Ibiza dhe Formentera që nga viti 1980.

Është afërsisht 1.8 milje i gjatë dhe 800 metra i gjerë (137 hektarë).