Plani i kthimit të austronautëve/ “Boeing” po vlerëson mundësitë për kthimin në tokë të Butch Wilmore dhe Suni Williams

Nga 8 ditë që duhet të qëndronin në hapësirë, 2 austronautët amerikanë të bllokuar në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, mund të qëndrojnë atje për të paktën edhe 8 muaj. Boeing, teksa ka deklaruar se ka dërguar furnizime me ushqime dhe veshje, ka treguar se po sheh edhe opsionet se si t’i kthejë ata në tokë.

Udhëtimi tetë-ditor i dy astronautëve amerikanë mund të kthehet në një qëndrim tetë-mujor në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Problemet teknike me sondën “Starliner” të kompanisë Boeing kanë zgjatur qëndrimin e tyre në hapësirë dhe ata mund të mos kthehen në Tokë deri në shkurt të vitit 2025.

Astronautët amerikanë Butch Wilmore dhe Suni Williams kishin në plan të qëndronin në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës për disa ditë.

Por, problemet teknike me sondën “Starliner” mund t’i detyrojnë ata të kalojnë Vitin e Ri në hapësirë.

Dy astronautët amerikanë po bënin një fluturim provë me sondën e re “Starliner” për të parë se si do të funksiononte përpara përdorimit më të rregullt të saj për dërgimin e astronautëve dhe furnizimeve në hapësirë.

Megjithatë, problemet u bënë të dukshme kur sonda u ankorua në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, duke pësuar një rrjedhje në sistemin që mundëson lëvizjen e saj.

Astronautët arritën në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në mënyrë të sigurt, por çështjet mbi sigurinë e sondës për udhëtimin e kthimit në Tokë kanë zgjatur qëndrimin e tyre në hapësirë.

Në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës tani ndodhen shtatë njerëz dhe dy të astronautët amerikanë nuk kishin planifikuar të qëndronin për një kohë kaq të gjatë atje.

Një sondë e fundit e kompanisë SpaceX dërgoi më shumë ushqim dhe rroba për astronautët Wilmore dhe Williams për ta bërë më të rehatshëm qëndrimin e tyre në hapësirë.

NASA thotë se është duke shqyrtuar alternativat për kthimin e dy astronautëve në Tokë.

Një nga ato që po shqyrtohet është kthimi i tyre me një sondë të kompanisë Space X, që pritet niset për në hapësirë në shtator të vitit 2024 dhe është në plan të kthehet në Tokë në shkurt të vitit 2025.

Zyrtarët e NASA-s nuk pritet të marrin një vendim përfundimtar mbi këtë çështje për të paktën edhe një javë.

Kompania Boeing shpresonte se një mision i suksesshëm hapësinor me sondën “Starliner” do t’i hapte rrugën udhëtimeve të tjera në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës me njerëz në bord.