Ariu polar sulmon për vdekje punëtorin në Kanada, hakmerren kolegët e viktimës
Dy arinj polarë kanë vrarë një punëtor kanadez. Në reagimin e tyre autoritetet e quajnë sulm të rrallë dhe fatal. Ngjarja ka ndodhur gjatë shërbimit, në një stacion të largët radar të Arktikut. Kolegët e viktimës kanë reaguar duke i vrarë arinjtë
Një punëtor kanadez është sulmuar për vdekje nga dy arinj polarë. Ngjarja ka ndodhur në një stacion të largët radar të Arktikut në territorin verior të Nunavut të Kanadasë.
Viktima, punonte për një kompani logjistike që operon vendet e mbrojtjes së radarëve në emër të qeverisë kanadeze.
Kafshët u vranë nga punëtorët e tjerë që nuk arritën të shpëtonin kolegun e tyre
Në njoftimin e tyre autoritetet e cilësuar si një sulm të rrallë dhe fatal.
“Ne po punojmë ngushtë me autoritetet lokale dhe agjencitë rregullatore për të kryer një hetim të plotë mbi rrethanat që lidhen me këtë incident.
Siguria dhe mirëqenia e punonjësve tanë është prioriteti ynë më i lartë dhe ne jemi thellësisht të përkushtuar për të siguruar një mjedis të sigurt pune”, njoftoi kompania.
Sulmet e ariut polar ndaj njerëzve janë jashtëzakonisht të rralla, por ky është të paktën fataliteti i dytë i regjistruar nga një sulm i ariut polar që nga viti 2023.
Vitin e kaluar, një grua dhe djali i saj 1-vjeçar u vranë nga një ari polar në një fshat të Alaskës.


