VIDEO/ E frikshme, fëmijët e vegjël “fluturojnë” nga dritarja e makinës, ja momenti kur ngrihen në këmbë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Gusht 2024, 09:27
Pamjet që janë bërë virale në rrjet, tregojnë momentin ku dy fëmijë të vegjël, ndodhen në mes të rrugës, pasi kanë dalë nga mjetet e përfshira në aksident.
Sipas mediave të huaja, dy mjetet u përplasën në autostradën lindore Interstate 10 në Freeport, dhe një prej tyre u përmbys. Një grua dhe dy fëmijët e vegjël, kanë shpëtuar mrekullisht ndërsa kanë ‘fluturuar’ nga makina që u përmbys.
Nga aksidenti nuk janë raportuar të lënduar, ndërsa autoritet kanë nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve.

