Rama ndan pamje nga Saranda e mbushur me turistë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Gusht 2024, 22:19
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Saranda në mbrëmje.
Në videon e publikuar në rrjete sociale, Saranda shihet e ndriçuar dhe plot me turistë, ndërsa varkat dhe jahtet e shumta të ankoruara gjallërojnë një nga qytetet më të parapëlqyer nga turistët edhe natën.
Saranda është një nga qytetet më të frekuentuara gjatë sezonit turistik.
Përmirësimi i infrastrukturës rrugore në qytetin bregdetar ka lehtësuar lëvizjen e turistëve vendas e të huaj.
Vitet e fundit Shqipëria ka zënë një vend të rëndësishëm në mediet ndërkombëtare për sa i përket klasifikimit të vendit si një nga destinacionet turistike të preferuara për turistët huaj, ku spikatin qytetet si Ksamili, Saranda dhe Vlora.
