EMRI/ Kërcet arma në Shkodër, plagoset një person, arrestohet autori

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rrugës se Prekalit ne Postribe dhe i plagosur ka mbetur shtetasi Çel Shabaj.

Policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje, ndërsa autori është arrestuar.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një konflikt i çastit.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri, falë ndërhyrjes në kohë të forcave "Shqiponja"

Si rezultat i veprimeve të shpejta, Policia identifikoi, kapi dhe shoqëroi në Komisariat për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar dhe dy shtetas të tjerë.

Policia gjeti e sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se u plagos 43-vjeçari.

Rreth orës 20:40, në Postribë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi K. K., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Ç. Sh., 43 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e 3 shtetasve për veprime të mëtejshme, mes tyre dhe autori i dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.