''Hapni rrugë dytësore''/ Sërish protestë në aksin Thumanë-Kashar, banorët përplasen me policinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Gusht 2024, 18:59
Sërish protestë në aksin Thumanë-Kashar.
Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës po protestojnë edhe sot pasi rruga e re nuk është e aksesueshme prej tyre, ndaj kërkojnë hyrje dhe dalje të re për shtëpitë dhe bizneset e tyre.
Kërkesa thelbësore e qytetarëve ëshë hapja e një rruge dytësore.
“Na hapni rrugë dytësore, po na dëmtoni fëmijët.
Nuk kemi mundësi të hapim dyert e shtëpisë nga pluhuri i kamionëve që kalojnë”, ka thënë një protestues.
Qytetarët janë përplasur edhe me forcat e policisë për të hapur rrugën.
