Kujdes kur udhëtoni/ Eksperti rrugor, Luzi: Shoferët të zbatojnë kodin rrugor, shpejtësia problem

Eksperti rrugor, Arben Luzi në një intervistë në Ora Neës u shpreh se drejtuesit e mjeteve duhet të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Luzi: Është detyrë kryesore e përdoruesve të rrugës për të zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor dhe për të rritur sigurinë rrugore.

Është detyrë e drejtuesve të mjeteve të jenë më të kujdesshëm dhe më të impenjuar në drejtimin e mjeteve.

Mbetet akoma mënyra e ecjes së drejtuesve të mjeteve.

Mosecja me shpejtësi më të ulët se ajo e lejuar në atë segment rrugor.

Sepse nuk mund të shpjegohet ndryshe kur kemi rrugën interurbane kryesore Durrës-Tiranë dhe kjo nga ora 6:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes është rrugë që lëviz me një shpejtësi të reduktuar, nuk lëviz më me shpejtësinë 90km/orë që është në segmente të caktuara të saj, por në këtë rrugë lëvizet me një shpejtësi edhe 5km/orë.