Shtohen turistët, por edhe trafiku/ Policia, masa për lehtësimin e qarkullimit. Bregu: Jemi në gatishmëri 24 / 24

Policia Rrugore ka marrë masa shtesë për të menaxhuar trafikun në rrugë. Sipas të dhënave këtë vit kanë hyrë 2.3 milionë turistë më shumë dhe është mirë-menaxhuar nga punonjësit e Policisë Rrugore

2.3 milionë turistë më shumë se viti që lamë pas kanë hyrë në vendin tone, shifra këto të bëra me dije nga policia rrugore …

Fluksi i turistëve ka bërë që në rrugë të ketë dhe më tepër ngarkesë të automjeteve…

Policia Rrugore thotë se kanë marrë të gjitha masat e duhura që të menaxhojnë trafikun. 24 orë në 24 dhe shtyrja e pushimeve verore janë disa nga masat për punonjësit e policisë me qëllim mbarëvajtja dhe sigurinë në rrugë …

Anxhelina Bregu, inspektore e trafikut urban në një intervistë për “Ora News” bën me dije dhe disa nga akset ku është përqendruar policia rrugore Tiranë.