Automjeti përplas për vdekje drejtuesin e motomjetit, arrestohet 65-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Gusht 2024, 12:30
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për një aksident në fshatin Topojë, ju informojmë se në përfundim të veprimeve procedurale, Sektori i Policisë Rrugore arrestoi për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor,” shtetasin A. M., 65 vjeç, sepse me automjetin që drejtonte, ka përplasur motomjetin që drejtonte shtetasi V. S., 65 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.