PAMJET/ Shihni ku ka përfunduar një nga automjetet - Përplasen makinat në aksin Fushë-Krujë - Thumanë, 1 i plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Gusht 2024, 09:37
Aksident në superstradën Fushë-Krujë-Thumanë. Ngjarja ndodhi në afërsi të Dervenit.
Një automjet "Mercedes" me targa italiane me drejtues E.B., është përplasur me një ‘Ford’ me drejtues V.D. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar njeri nga drejtuesit e mjeteve.
Nga goditja njëra nga makinat ka përfunduar mbi mbrojtëset metalike të rrugës.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër në qendrën shëndetësore Fushë-Krujë pasi është në gjendje shoku.

