Adoleshentët nxjerrin thikat/ Plagosi dy 17-vjeçarë në Tiranë, arrestohet autori 15-vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Gusht 2024, 10:28
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë arrestuan një të mitur 15 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës dy të mitur të moshës 17 vjeç.
“Njëri prej tyre ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa tjetri pas ndihmës mjekësore është larguar nga spitali”, sqaron policia.
