Zjarr i madh në Luzat të Tepelenës, helikopteri ndërhyn nga ajri, forca të shumta zjarrfikëse në terren

Një zjarr i madh ka përfshirë shpatin e malit mbi fshatin Luzat në Tepelenë.

Zjarri është i përmasave të mëdha dhe me gjithë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse të të gjithë qarkut të Gjirokastrës është e pamundur vendosja e tij nën kontroll.

Aktualisht po ndërhyn edhe një helikopter Cougar, i cili furnizohet me ujë në Bajkaj të Delvinës.

Në terren janë zjarrfikëset e Tepelenës, Memaliajt, Gjirokastrës dhe Përmetit.

Në ndihmë ka shkuar edhe një zjarrfikëse e Forcave të Armatosura.

Në terren janë mbi 80 efektivë si dhe vullnetarë.