KUJDES GJATË VERËS! Mjekët këshillojnë për kujdes të shtuar ndaj virozave dhe koronavirusit

Covid-19 ka shpërthyer si viroza kryesore e verës, duke prekur të gjitha grupmoshat, sidomos fëmijët. Mjekja pediatre Sonila Brati thekson se rastet në pediatri janë rritur dhe siguron se situata është nën kontroll dhe nuk ka nevojë për panik.

Covid-19 është bërë viroza kryesore e verës, duke prekur të gjitha grupmoshat, kryesisht fëmijët.

Mjekja pediatre Sonila Brati në një intervistë për “Ora News” thotë se në pediatri rastet janë rritur, kryesisht për shkak të komplikacioneve.

Brati teksa tregon se  shenjat e zakonshme janë dhimbje trupi e temperature, sugjeron që në raste komplikacionesh duhet t’i drejtohen mjekut...

Brati thotë se nuk ka rast për panik pasi përkundër përhapjes së Covid-19, situata është nën kontroll.