E rëndë/ Mbytet një 70-vjecar në plazhin e Fierit

Një 70- vjecar është mbytur në plazhin e Pishporos në Fier pasditen e sotme.

Sipas informacioneve paraprake në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca , policia dhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e humbjes së jetës së 70-vjecarit. 

Mësohet se trupi i pajetë i 70- vjeçarit u nxorr nga deti me jetski.

Gjithashtu ende nuk është bër i ditur identiteti i viktimës.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në plazhin e Pish Poros, Fier, shtetasi K. K., rreth 70 vjeç, banues në Fier, dyshohet se në momentin që është futur në det për tu larë, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 70 vjeçarit.