Alarm për cunam/ Japonia goditet nga tërmeti 7 ballësh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Gusht 2024, 10:11
Japoni është tronditur sot nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7 ballë. Një paralajmërim për cunami është lëshuar nga autoritetet pas lëkundjeve të fuqishme.
Autoritetet tani kanë thënë se ekziston rreziku i një rritje të nivelit të detit rreth Japonisë. Deri më tani nuk dihet nëse ka pasoja në njerëz apo dëme materiale.
