Japonia u bën thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimet në Iran
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Gusht 2024, 07:49
Qeveria japoneze ka këshilluar qytetarët e saj të mos udhëtojnë në Iran, tha kryesekretari i kabinetit Yoshimasa Hayashi në një konferencë shtypi në Tokio.
Tokio e ka ngritur paralajmërimin e udhëtimit për Iranin në nivelin e tretë, duke treguar se udhëtimi në vend nuk rekomandohet.
Sistemi i këshillimit të udhëtimit në Japoni përbëhet nga katër nivele. Kohët e fundit, qeveria japoneze u kërkoi gjithashtu qytetarëve të saj të largoheshin nga Libani.

