Flamurtari prezanton mbrojtësin kolumbian

Flamurtari vazhdon me përforcimet në merkato. Vlonjatët prezantuan një tjetër afrim në ekip këtë të mërkurë.

Klubi kuqezi, njoftoi firmën me mbrojtësin Juan Bolaños, nga Kolumbia. 33-vjeçari u prezantua në ambientet e klubit dhe menjëherë ka nisur stërvitjen nën urdhrat e trajnerit Agostinelli.

Lojtari vjen nga kampionati maltez ku ka luajtur së fundmi me Valletta-n, teksa ka luajtur në karrierën e tij edhe në kampionatin kolumbian, argjentinas, peruan apo kinez.