Lautaro kthehet i karikuar nga pushimet: Gati për të luftuar me Interin

Lautaro Martinez u rikthye pranë Interit pas pushimeve disi më të gjatë për shkak të impenjimeve me kombëtaren e Argjentinës në Kupën e Amerikës, aty ku sulmuesi rezultoi deçiziv në triumfin e Albicelesteve.

Tashmë, Lautaro është gati për një tjetër sezon me shumë ngarkesë me zikaltërit, megjithatë ai ndjehet gati dhe nëpërmjet rrjeteve sociale karikon ambientin e skuadrës si një kapiten i vërtetë.

“Mezi prisja të kthehesha në stërvitje me shokët e skuadrës.

Tani me mendjen te stërvitja dhe për t’u përgatitur sa më mirë për fillimin e kampionatit dhe për të luftuar për objektivat tona sezonale”, shkruan Lautaro.