GJIMNASTJA BIE NGA “FRONI”/ Gabime në ekuilibër, mposhtet Simone Biles. Medaljen e artë e merr braziliania Rebeca Andrade
Si kampione në fuqi e Lojërave Olimpike në gjimnastikë, për Simone Biles, të kthehej pa medaljen e artë në SHBA ishte thjesht një ëndërr e keqe. Por 27-vjeçarja u mposht lehtësisht pas disa gabimesh që shkaktoi edhe rënie të tifozerisë së saj.
Një nga kampionet në fuqi të Lojërave Olimpike, Simone Biles nuk arriti të fitonte një medalje të katërt të artë teksa rrugëtimi i saj përfundoi të hënën pas një sërë gabimesh dhe një incidenti me tifozët.
Dita e 27-vjeçares nisi me vështirësi me një rënie nga trau i ekuilibrit, që do të shënonte dhe rënien e pikëve të saj, të pamjaftueshme për ti dhuruar fitoren.
Tifozët e lanë në hije dhe kjo e bëri të nervozohet.
Madje në transmetimin televiziv u dëgjua duke i thënë turmës të mos e ulë entuziazmin.
“Mos ndaloni, pse po ndaloni," u tha gjimnastja amerikane mbështetësve në tribunë.
27-vjeçares do t’i duhet të presë 4 vite për t’u rikthyer në Lojërat Olimpike të Los Angeles 2028.
Ndërkohë braziliania Rebeca Andrade i zuri vendin duke marrë medaljen e parë të artë në këto lojëra dhe duke u bërë olimpistja më e dekoruar e vendit të saj.


