Aplikimet në universitete/ 19,700 maturantë zgjedhin Degët Preferenciale! Xhelaj: Ka rritje e Interesit për Programet 2-vjeçare

19,700 maturantë kanë aplikuar për në universitet, duke zgjedhur deri në 10 degë preferenciale. Informatika dhe Mjekësia mbeten në krye të preferencave ndërsa listat fituese do të shpallen më 27 gusht në portalin u Albania.

19 mijë e 700 maturantë i janë përgjigjur thirrjes për të aplikuar për në universitet duke plotësuar formularin me 10 degët preferenciale.

Trendi për degët më të kërkuara mbetet i njëjtë me vitin e shkuar ku kryesojnë informatika dhe mjekësia.

Kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar Arjan Xhelaj thotë se këtë vit vihet re dhe një rritje e interesit të aplikantëve në programet 2 vjeçare.

Të gjithë maturantët do të mund të shohin listat fituese në portalin “u-albania”, më datë 27 gusht, ndërsa më datë 30 deri më 13 shtator do të nisë faza e parë e regjistrimit të tyre për në universitete.