LUHATJA SOT/ Dollari humb terren ndaj lekut, euroja forcohet lehtë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Gusht 2024, 15:22
Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën dollari amerikan humbi terren në raport me lekun, krahasuar me fundjavën, ndërsa euroja u forcua lehtë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane zbriti me 1.07 lekë dhe këmbehet në nivelin më të ulët në këto vitet e fundit, ndërsa euroja u forcua me 0.04 lekë dhe këmbehet me 100.21 lekë.
Paundi britanik, krahasuar me një ditë më parë, u nënçmua me 1.13 lekë, duke zbritur në kuotën 116.79 lekë.
Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 107.70 lekë, ose 1.33 lekë më shumë se ditën e premte.
Banka e Shqipërisë vlerëson se kursi i këmbimit valutor paraqitet i qëndrueshëm dhe reflekton kërkesë ofertën e tregut, ndikuar nga faktorët sezonalë.


