Rikthimi i bujshëm, 79-vjeçari në krye të ekipit kombëtar pas 38 vitesh

Mircea Lucescu rikthehet në krye të ekipit kombëtar të Rumanisë. Detyre të cilën e ka kryer edhe në periudhën 1981-1986.

Tekniku i njohur nga Bukureshti ka pranuar ofertën e drejtuesve të Federatës Rumune të Futbollit (FRF) për të marrë postin e lënë bosh nga Edi Iordanescu.

Me këtë të fundit që udhëhoqi rumunët si trajner në Euro 2024. Lucescu, i cili ka një përvojë të madhe, rikthehet pas 38 vitesh në krye të skuadrës kombëtare.

Pas shumë bisedimeve 79-vjeçari pranoi ofertën e FRF-së. Plot 36 trofe ka fituar Lucescu gjatë karrierës së tij legjendare si trajner.

Përveç Rumanisë, ai ka drejtuar më parë edhe kombëtaren turke në periudhën gusht 2017-nëntor 2019.