Aksident në aksin Elbasan-Peqin/ Trajleri humb kontrollin dhe përfundon jashtë rrugës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Gusht 2024, 15:54
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Paper, në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Mësohet se drejtuesi i një trajleri ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës, duke përfunduar në një tokë më bimë.
Bëhet me dije se drejtuesi i trajlerit nuk është dëmtuar dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.