Shreyas Royal, 15-vjeçari bëhet ‘mjeshtri’ më i ri i shahut britanik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Gusht 2024, 16:20
Një 15-vjeçar është bërë mjeshtri më i ri i shahut britanik.
Shreyas Royal arriti të rrëmbente titullin e rëndësishëm në kampionatin britanik të Shahut në Hull, duke thyer rekordin e David Howell në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2007.
Shreyas, i cili filloi karrierën e tij ndërkombëtare në moshën shtatë vjeçare, aspiron të bëhet kampioni botëror i shahut deri në moshën 21 vjeç.
