EMRI/ Dogji squfurin për tharjen e fiqve, zjarri i del nga kontrolli duke i rrezikuar banesën

Një banor i fshatit Duhanas ka shkaktuar aksidentalisht një zjarr që për pak i rrezikoi seriozisht banesën.

Mësohet se ka qënë shtetasi Barjam Kanaçi, i cila ka qënë duke djegur squfurin për tharjen e fiqeve por zjarri i ka dalë nga kontrolli, duke i rrezikuar banesën e tij dhe shtëpitë përreth.

Drejt zonës u nis grupi i shërbimit zjarrfikës me tre mjete zjarrfikëse, të cilët bën të mundur lokalizimin e shpejtë të flakëve, shuarjen e zjarrit dhe shmangien e rrezikut të përhapjes drejt banesave./ BW