Gjoni: 2024 më i nxehtë se vitet që kemi lënë pas, është diçka shqetësuese
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Gusht 2024, 21:08
Ekspertja e Institutit të Gjeoshkencave, Anea Gjoni në një intervistë në Ora News u shpreh se viti 2024 është më I nxehti sesa ato që kemi lënë pas.
Gjoni: Ashtu siç ka nisur viti 2024 ashtu pritet edhe të vazhdojë.
Një vit i nxehtë, më i nxehtë sesa ata që kemi lënë pas.
Janë karakteristika këto që po na shoqërojnë gjatë gjithë viteve të fundit.
Është diçka shqetësuese pasi prek të gjithë sektorët.
