Renditet në vendin e nëntë/ Luiza Gega përfundon aventurën e saj në Paris, nuk kualifikohet në finale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Gusht 2024, 11:57
Luiza Gega zbriti sot në pistë në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Kampionia shqiptare, e cila përjetoi pjesëmarrjen e tretë në një Olimpiadë, garoi në baterinë e dytë kualifikuese në garën e 3000 metrave me pengesa.
35-vjeçarja e mbylli garën në vendin e nëntë, teksa regjistroi kohën 9:41.27. Garim për t’u harruar për Luiza Gegën, e cila nuk arriti të siguronte një nga 5 vendet e para, që do të sillnim kalimin në finale.
