Barazimi në miqësore me Pisan, Inzaghi: Interi im tregoi mentalitetin e një skuadre kampione
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Gusht 2024, 20:46
Inter barazoi 1-1 në miqësore me Pisan, megjithatë trajneri Simone Inzaghi nuk shqetësohet.
Numri një i zikaltërve theksoi pas sfidës se i pëlqeu reagimi i lojtarëve të tij, të cilët nuk dorëzohen duke treguar në fushë mentalitetin e një skuadre kampione.
“Këto janë ndeshje të rëndësishme për të marrë minuta në këmbët tona.
Pisa luajti një ndeshje vërtet të mirë, por jam i kënaqur me qëndrimin e lojtarëve të mi.
Ne kemi treguar se absolutisht nuk duam të humbim as në miqësore.
Ky është mentaliteti që më pëlqen”, u shpreh Inzaghi.
