VIDEO/ Daku nuk gabon nga penalltia, sulmuesi shqiptar shënon golin e dytë në tre ndeshje në Rusi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Gusht 2024, 20:31
Mirlind Daku vazhdon të shkëlqejë në startin e këtij sezoni me skuadrën e Rubin Kazan në Rusi, ku ai është kthyer në liderin e repartit të sulmit.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gjetur edhe këtë javë golin me klubin e tij në kampionat.
Në ndeshjen ndaj Khimki, Daku ishte si zakonisht titullar në rreshtimin e skuadrës së tij, teksa gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 44-t të pjesës së parë të takimit, për t’i dhënë avantazhin Rubin Kazan.
Ai shënoi falë një penalltie, duke mposhtur portierin kundërshtar, i cili u hodh në krahun e gabuar.
Ky është goli i dytë në tre javë për Dakun, i cili ka dhënë edhe një asist.
