Incidenti në aeroport, Ahmeti-Osmanit: Skuqem nga turpi i tyre, falni se nuk dijnë se ç’bëjnë
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka reaguar lidhur me incidentin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit.
Në një postim në rrjetet sociale, Ahmeti shkruan:
“E dashur Presidente, më vjen shumë keq për incidentin dhe skandalin e papranueshëm diplomatik në aeroportin e Shkupit dhe e dënoj në formën më të ashpër të mundshme. Unë skuqem nga turpi i tyre dhe lus të gjithë vëllezërit dhe motrat në Kosovë, por edhe qytetarët tanë, që t’i falin për arsye se nuk dijnë se ç’bëjnë.
Kur nuk kanë turp të shkelin mbi popullin e vet, mbi vullnetin demokratik të qytetarëve në zgjedhje e të vihen në shërbim vazal e servil të tjetër kujt duke na sjell Putinin e Vuçiçin në Qeveri, atëherë si pyet askush për asgjë dhe na turpërojnë çdo ditë, nga disa herë me rradhë”, ka deklaruar Ahmeti.

