Akuzoi të riun shqiptar se e pë*rdhunoi, e mitura greke pranon se gënjeu

Një 15 vjeçare në Greqi ka denoncuar ditën e sotme në polici se ka qenë viktimë e abuzimit seksual nga ish-partneri i saj shqiptar.

Burime për mediat bëjnë me dije se 15-vjeçarja greke, e cila deklaroi fillimisht se u përdhunua nga 19 vjeçari shqiptar, ditën e sotme para trupit të gjykatës të Ilisë ka pranuar se ka gënjyer në rrëfimin e saj.

19 vjeçari shqiptar A.V është liruar nga gjykata e këtij rrethi pas pranimit të 15 vjeçares se ajo kishte gënjyer.

E mitura 15 vjeçare ka treguar para gjykatës por edhe psikologes se ka gënjyer për shkak se i vinte turp nga prindërit për të treguar se ajo kishte kryer marrëdhënie seksuale me një bashkëmoshatar të saj.