Elezi: Incidenti në aeroport me Osmanin, provokim. Do të ketë pasoja në marrëdhëniet e Prishtinës dhe Shkupit
Eksperti i Sigurisë në Kosovë, Bedri Elezi në një intervistë në Ora News u shpreh se incidenti në aeroportin e Shkupit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani është provokim dhe se do ketë pasoja në marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Shkupit.
Elezi: Kjo që ka ndodhur është vërtet një goditje e rëndë e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe njëkohësisht është një precedent i cili do të diskutohet ndoshta në të gjitha shtetet që kanë miqësi dhe marrëdhënie eventuale me Maqedoninë e Veriut.
Ka një protokoll standart të sigurisë për personat me autoritet të lartë siç është presidenti i shtetit ku ka një sigurim të mbrojtjes të afërt me veten i cili do të kryejë të gjitha procedurat që do ti kërkohet nga vendi ku do të pritej.
Por në asnjë mënyrë në këtë formë të kërkohet nga presidentja e shtetit telefoni i saj i cili do konsiderohet si problem i cvili më pas do ndikojë edhe në marrëdhëniet me dy shteteve.
