Me kanabis në automjet, vihet në pranga 25-vjeçari në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Gusht 2024, 14:21
Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia në qytetin e Vlorës.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, vunë në pranga të riun, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjet, iu gjetën doza kanabisit.
Dozat e kanabisit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
