Gramsh/ Dhunoi vajzën, arrestohet 43-vjeçari
Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia e Gramshit pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.
Pas denoncimit, policia ka vënë në pranga R.K 43-vjeç, materialet i kanë kaluar për hetim prokurorisë së rrethit.
Komisariati i Policisë Gramsh arrestoi në flagrancë shtetasin R. K., 43 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.
Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. S., 38 vjeç, banues në fshatin Hajdarajn, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e disa mbeturinave dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre;
-A. Q., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, gjatë kontrollit në hyrjen e stadiumit, para zhvillimit të ndeshjes, iu gjetën në çantë, disa flakadanë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
