SHBA pezullon ndihmat për Gjeorgjinë/ Vendimi për shkak të veprimeve antidemokratike
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të pezullojnë fundin prej më tepër se 95 milionë dollarë ndihma për Gjeorgjinë
Vendimin e komunikoi Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili vuri në dukje se pezullimi ka të bëjë me “veprimet antidemokratike dhe deklaratave jo të vërteta të Qeverisë gjeorgjiane” të cilat “nuk janë në përputhje me kushtet për anëtarësim në BE dhe në NATO”.
Blinken në reagimin e tij ka sqaruar se kjo është e vetmja masë e marrë deri më tani ndaj Gjeorgjisë, duke shtuar se , Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t’i ndihmojnë programet dhe aktivitetet atje të cilat e forcojnë demokracinë, sundimin e ligjit, mediat e pavarura dhe zhvillimin e ekonomisë.
Një vendim i ngjashëm u mor më 9 korrik edhe nga Bashkimi Evropian, i cili pezulloi ndihmën për Ministrinë e Mbrojtjes së Gjeorgjisë.
Pezullimi i ndihmave vjen pasi në muajin qershor Parlamenti i Gjeorgjisë e kaloi një ligj për “agjentët e huaj”.
Sipas ligjit, tashmë të hyrë në fuqi, mediat, organizatat joqeveritare dhe organizatat e tjera jofitimprurëse duhet të regjistrohen si organizata “që ndjekin interesat e një fuqie të huaj” nëse ato pranojnë më shumë se 20 për qind të fondeve të tyre nga jashtë.
Ai u kritikua nga partitë vendore dhe nga Perëndimi, të cilat thonë se ai është i frymëzuar nga një ligj i ngjashëm rus për t’i luftuar kundërshtarët.
Në maj, Shtetet e Bashkuara vendosën regjim vizash dhe thanë se bashkëpunimi dypalësh me Gjeorgjinë do të rishikohet.

