“Sulmoni Izraelin”, thirrja e liderit suprem të Iranit në funeralin e liderit të Hamasit
Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, bëri thirrje për të sulmuar Izraelin ndërsa në Teheran po zhvillohej funerali i liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh i cili u vra një ditë më parë në Iran, ku mori pjesë në ceremoninë e betimit të Presidentit të ri.
Për sulmin me raketa Irani fajësoi Izraelin, duke e cilësuar akt terrorist. Përmes Sekretarit të Shtetit Antoni Blinken Shtetet e Bashkuara thonë se nuk ishin “as të përfshirë dhe as të informuar” ndërsa shtojnë thirrjet për arritjen e një armëpushimi në Gaza.
Blinken po ashtu apeloi që të situata e tensionuar të mos përshkallëzohet. Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbajti një takim urgjent me kërkesë të Iranit për të diskutuar vdekjen e Haniyeh, ku i dërguari i Teheranit, Amir Saeid Iravani, u kërkoi anëtarëve të ndërmarrin “veprim të menjëhershëm për të siguruar llogaridhënie për këto shkelje të ligjit ndërkombëtar”.

