7 të plagosur, mes tyre 5 fëmijë nga një shpërthim në një ndërtesë në Rusi

Të paktën shtatë persona, përfshirë pesë fëmijë, u plagosën sot nga një shpërthim gazi në një ndërtesë pesëkatëshe në Nizhny Tagil të Rusisë, sipas mediave ruse.

Mediat e huaja raportojnë se 2 hyrje të ndërtesës janë shembur nga shpërthimi dhe të paktën tre persona janë ende nën rrënoja.

Në distriktin Dzerzhinsky është shpallu gjendja e jashtëzakonshme, njoftoi kryebashkiaku i Nizhny Tagil, shkruajnë mediat e huaja.