LUFTA MES EMOCIONEVE/ Filmi i animuar “Inside Out” thyen “Barbin” Mesazhet për “ankthin”, bosht qendror i narrativës

Shpesh e gjejmë veten të varur nga emocionet tona, duket sikur janë ato që na kontrollojnë mendjen dhe jo mendja jonë emocionet. Filmi “Inside Out” krijon një imazh të kësaj lufte të brendshme të animuar duke na mësuar të jetojmë në paqe me çdo ndjenjë. Ky mesazh e ka bërë filmit të tejkalojë çdo rekord të vendosur më herët nga një film i animuar, madje duke thyer edhe “Barbin”.

“Inside Out 2” është tani filmi i animuar me fitimin më të madh të kohërave, duke ia kaluar edhe filmit “Barbie” për arkëtimet.

Shikuesve u ofron një pasqyrë të emocioneve të një vajze të quajtur Riley, ku ndjesitë përkthehen në personazhe të krijuara brenda mendjes së saj. Riley tani është 13 vjeç dhe Gëzimi, Frika, Trishtimi, Zemërimi dhe Neveria i janë bashkuar nga Ankthi, Sikleti dhe Boshllëku.

Për ta realizuar skenaristët u konsultuan me shkencëtarë, të cilët siguruan kapjen me saktësi të natyrës së emocioneve dhe kjo është padyshim një nga arsyet pse është kaq tërheqës për të rriturit dhe fëmijët.

Ne të gjithë mund të biem pre e emocioneve tona, por duhet të mësojmë t'i vlerësojmë ata për rolet e tyre në jetën tonë.

Siç na tregon filmi, ankthi i shërben një qëllimi: siguron që t'u kushtojmë vëmendje gjërave që kanë më shumë rëndësi për ne.

Personazhi ankth i Riley-t, ka gjithsesi mirëqenien e adoleshentes të parën gjë të rëndësishme.

Rrëmuja që shkakton në mendjen e Riley janë rezultat i përpjekjeve të gabuara për të siguruar që ajo do të jetë emocionalisht e mbrojtur dhe e lumtur në të ardhmen.

“Unë thjesht po përpiqesha ta mbroja atë”, thotë personazhi i ankthit, e përlotur, kur emocionet e tjera më në fund e bindin atë të heqë dorë nga kontrolli i ndjenjave të adoleshentes.

Këto janë mesazhet që bënë që publiku ta përqafojë menjëherë “Inside Out 2”.