“Plumba perandorit” në kinemanë e DPA
“Plumba Perandorit” me regji të Mevlan Shanajt, është filmi i radhës që do të shfaqet në kinemanë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.
Kryeministri Rama e ndau këtë lajm në rrjetet sociale, si një rikujtesë për nostalgjikët e kinemasë së vjetër shqiptare dhe për të rinjtë që s’e kanë njohur atë periudhë.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, në këtë vit jubilar të 80-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, ka përzgjedhur një seri filmash me tematikë Luftën e Dytë Botërore dhe rezistencën shqiptare.
Në një mesazh të drejtorit të përgjithshëm të DPA, Ardit Bido, paralajmërohet se këta filma mbartin edhe një rëndesë ideologjike.
“Por rikujtimi i betejës të të rinjve dhe të rejave të 80 viteve më parë për çlirimin e atdheut, është me rëndësi për të ardhmen tonë”, u shpreh Bido.
Biletat për në kinemanë verore të DPA-së mund të rezervohen falas në adresën: https://teater.arkiva.gov.al
