Të dhënat e INSTAT, pëson rritje transporti ajror dhe detar
Ne hapësiren ajrore shqiptare gjate periudhes se dyte te ketij vitit numri i fluturimeve eshte rritur me 6 132 mije me shume se viti.
Sipas INSTAT shtesë ka pasur edhe për mjetet e ulura në pistën shqiptare duke sjellë 65% më shumë pasagjerë.
Sipas te dhenave të INSTAT 2.800 mijë pasagjere udhetuan ne linja ajerore nga 1 milion e 750 mije ne te njejten periudhe te vitit te kaluar.
Nderkohe edhe volumi i mallrave te transportuara nga ajri rezulton ne 571 ton, qe perfshin import eksport, tregues ky ne rritje me 47.8%.
Sa i përket transportit rrugor janë 21 mije mjete me shume në qarkullim.
Edhe lëvizjet në det kanë rezultat pozitiv sa i përket volumit te mallrave.
Porti i Durrësit kryeson në shifra me gati 1 milion e 634 mijë ton mallra ndjekur me pas nga ai i shengjinit me 54 mijë ton dhe vlores me 44 mijë.
Numri i anije te hyra dhe te dala ne portat detare rezulton ne 251 nga keto 218 te huaja dhe 33 vendase.
Produktet si nafta, minerale, makineri dhe paisje jane grupmallrat kryesore te transportuara ne transportin detar.
Sa i perket pasagjereve qe kryen udhetime nepermjet porteve detare levizen kryesisht nga porti i Durrësit, Vlorës dhe Saranda.
