EMRI/ Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, 90-vjeçari gjen vdekjen nga asfiksia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Korrik 2024, 20:09
Një person i moshuar rreth 90 vjeç ka gjetur vdekjen nga asfiksia pasi, në tokën në pronësi të tij, kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturinat.
Mësohet se Neni Cekaj është viktima e sotme në fshatin Peshtan Bregas, të Fierit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Policia Fier/ Informacion paraprak
Në fshatin Peshtan Bregas, shtetasi N. C., rreth 90 vjeç, në tokën në pronësi të tij, kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturinat.
Më pas në tentativë për të shuar flakët, të cilat u përhapën si pasojë e erës së fortë, shtetasi N. C., dyshohet të jetë asfiksuar e për pasojë ka ndërruar jetë.

