Lindja e Mesme pas vrasjes së liderit të Hamasit, Topollaj: Haniyeh e dinte që po i vinte rrotull vdekja, pak muaj më parë atij iu vra e gjithë familja, por
Për diplomatin Spartak Topollaj, vrasja e Ismail Haniyeh, liderit të organizatës palestineze, i cili, sipas raporteve nga Korpusi i Gardës Revolucionare iraniane, u vra në Teheran nga vrasës të gjurmuar në Tel Aviv, nga trupat izraelite pritet të shoqërohet me shtimin e tensioneve në Lindjen e Mesme.
Ismail Haniyeh nuk ishte vetëm një nga njerëzit kryesorë të Hamasit, por edhe njeriu i cili drejtoi operacionet politike të grupit ndërsa jetonte jashtë vendit.
Në një intervistë për “Ora News”, Topollaj theksoi se Ismail Haniyeh ishte një lider disi më i moderuar, dhe disa herë ka bërë thirrje për armëpushim.
“Ismail Haniyeh e dinte që po i vinte rrotull vdekja, pak muaj më parë atij iu vra e gjithë familja.
Dhe ai iu përgjigj me një qetësi të papranueshme, teksa tha se ata ishin dëshmorë dhe ranë për Palestinën”, thekosi Topollaj.
Ndërkaq, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po takohet sot në Nju Jork për një seancë urgjente, pas vrasjes së liderit të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran.
Disa diplomatë deklaruan se takimi është kërkuar nga Irani dhe është mbështetur nga Kina, Rusia dhe Algjeria.
Tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur pas vrasjes në shënjestër të liderit politik të grupit islamik palestinez Hamas.
Irani dhe Hamasi e kanë kërcënuar Izraelin me hakmarrje. Qeveria izraelite nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.


